Trajneri i njohur i futbollit amerikan do të refuzojë medaljen e Lirisë për shkak të Trump
Trajneri i mirënjohur i futbollit amerikan, Bill Belichick, ka deklaruar se do të refuzojë nga Donald Trump medaljen Presidenciale të Lirisë për shkak të ngjarjeve që ndodhën javën e shkuar ku mijëra mbështetës të Trump mësynë Kongresin.
Belichick, i cili drejton skuadrën e suksesshme të New England Patriots, është shprehur se në fillim u ndje i nderuar kur mori vesh lajmin se do të vlerësohej me medalje, por ai tha se kishte ndryshuar mendje pas ngjarjeve të javës së shkuar ku pesë persona humbën jetën, përfshirë këtu edhe një polic.
Medalja e Lirisë është një nga vlerësimet më të larta që mund t’u jepen qytetarëve amerikanë. Ajo u akordohet personaliteteve që kanë dhënë kontribute të çmuara në sigurinë dhe kulturën amerikane.
Gjashtëdhjetetetëvjeçari Belichick ka fituar gjashtë tituj të Super Bowl dhe konsiderohet si një nga më të suksesshmit në historinë e futbollit amerikan.
Në vitin 2019 Trump ia dha një medalje të ngjashme golfistit Tiger Woods, folësit të radios Rush Limbaugh dhe Elvis Presley-it (pas vdekjes).
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet