Greqia nis diskutimin e draft-projektligjit për zgjerimin në Jon, Shqipëria s’ka informacion

12 Janar 2021 | 16:17

Parlamenti grek u mblodh ditën e martë, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, për të diskutuar mbi projektligjin për zgjerimin e ujërave territoriale.

Gjatë diskutimeve bisedimeve të zhvilluara në Komisionet e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare, ministri Dendias sqaroi se drafti përcakton perimetrin e zonës bregdetare në detin Jon dhe ishujt e tij, deri në Kepin e Tainaros, në Peloponez, të zgjeruar nga 6 në 12 milje detare.

“Kjo do të zgjerojë zonën e sovranitetit tonë kombëtar me 10 mijë e 79 kilometra katrorë dhe nëse merret parasysh zona e krijuar me ligj, që parashikon mbylljen e gjireve detare, ajo kalon në 13 mijë kilometra katrorë”, sqaroi Dendias.

Shefi i diplomacisë helene e cilësoi procesin e zgjerimit një të drejtë të patjetërsueshme të shtetit grek.

E pranishme, ish-ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis e cilësoi debatin në Parlament të një “domethënieje historike” për vendin. Sidoqoftë, ajo shprehu qëndrimin e saj kundër organizimit të tij. Projektligji, që përmban 5 nene, do të votohet në Parlament më 19 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026