Donald Trump: Akuzat e demokratëve ‘gjueti shtrigash’, do zemërojnë njerëzit

12 Janar 2021 | 18:53

Presidenti Donald Trump deklaroi ditën e martë se fjalimi i tij nuk kishte asgjë të papërshtatshme,  përpara se mbështetësit e tij të mësynin Kapitol Hill.

Duke komentuar dhunën e javës që shkoi, Trump bëri një paralelizëm me dhunën në protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” duke thënë se komentet e disa politikanëve demokratë sollën degradimin e dhunës në disa shtete të SHBA.

“Po ta dëgjoni fjalimin tim, dhe shumë njerëz e kanë bërë një gjë të tillë, njerëzit që e analizuan mendojnë se nuk kishte asgjë të papërshtatshme. Dhe nëse shihni Çfarë kanë thënë të tjerët, politikanë të niveleve më të lartë, mbi protestat gjatë verës, dhunën e tmerrshme në Portland dhe Siatëll dhe ne qytete të tjerë, ky ka qenë problemi i vërtetë, deklaratat e tyre.

Por ata e kanë analizuar fjalimin tim dhe fjalët e mia, fjalia ime e fundit, të gjithë mendojnë se nuk kishte asgjë të papërshtatshme.”

Gjatë mitingut të javës së kaluar, jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump sulmoi rivalët e tij politikë përpara se ti bënte thirrje mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitol Hill, ndërkohë që kongresi po certifikonte fitoren në zgjedhje të Xho Biden.

Ato komente mund të sjellin inkriminimin e dytë të Donald Trump, me arsyen e “nxitjes së dhunës dhe revoltës në Kapitol”.

Duke folur të martën jashtë Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump dënoi tentativën e demokratëve për ta inkriminuar, duke thënë se kjo është “gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e politikës.

“Per sa na intereson, ne nuk duam dhunë, kurrë dhunë, jemi absolutisht kundër dhunës. Ndërsa për sa i përket inkriminimit është thjesht një vazhdimësi e Gjuestisë më të madhe të Shtrigave në historinë e politikës. Është qesharake. Kjo iniciativë e demokratëve po shaktkon zemërim të madh. Për  rrugën që po ndjek Nensi Pelozi dhe Çak Shamër, mendoj se po shkakton rrezik të madh vendit tonë. Unë nuk dua dhunë. Faleminderit të gjithëve.”

Deklaratat e Trump ditën e martë, erdhën pasi Dhoma e Përfaqësuesve po përgatiten të votojnë një rezolutë ku i kërkohet zv.presidentit Majk Pens të vendosë në fuqi amendamentin e 25-të, për ta shkakruar Trump nga posti i tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026