Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Akri Çipa: E paprecedentë që Trump të shkarkohet dy herë
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare zoti Akri Çipa deklaroi në Euronews Albania se është e paprecedentë që presidenti Donald Trump të shkarkohet dy herë.
“Është e paprecedentë që një president të shkarkohet dy herë, sepse herën e parë Dhoma e Përfaqësuesve e kaloi akuzën ndaj presidentit Trump. Ishte gjyqi në Senat që e mbajti atë”, u shpreh ai.
Zoti Çipa nënvizoi se ende Trump ka një mbështetje të fortë nga baza, edhe pas trazirave të 6 janarit.
“Ka një bazë ende të fortë mbështetje. Ka një lloj habie dhe shokimi tek të gjithë për veprimet e 6 janarit, por vazhdon të ketë atë të tërheqjen e bazës”, u shpreh zoti Çipa.
Sipas Çipës, Trump tashmë po lë një Amerikë të ndarë në dy kampe.
“Për fat të keq pavarësisht pritshmërisë që kishte në vitin 2016, Trump po lë një Amerikë të ndarë, një Amerikë shumë e polarizuar politikisht. Të dyja kampet vazhdojnë të kenë një qëndrim patologjik në raportohet ndërpartiake”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Pence refuzon të largojë Trump, zëvendëspresidenti kundërshton fuqizimin e amendamentit 25
Donald Trump: Akuzat e demokratëve ‘gjueti shtrigash’, do zemërojnë njerëzit
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta