Paketë e tretë, ish-zv.ministri: Buxheti 2021 s’ka rezerva për biznesin

13 Janar 2021 | 21:08

Dëmet që shkaktuan tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia i dhanë një goditje të fortë ekonomisë, me deficit 600 milionë euro dhe miliarda të humbur nga biznesi. Për këtë vit qeveria parashikon rritje ekonomike, 5.5%, por tekat e motit kanë sjellë një goditje tjetër, me përmbytjet dhe dëme që ende nuk janë llogaritur.

Një paketë e tretë ndihme është diskutuar gjatë në rrethin e politikës dhe biznesit, me pikëpamje pro dhe kundër, por qeveria nuk ka dalë me një platformë konkrete. Në studion e Euronews Albania, ish-zv.ministri i Financave Elton Haxhi dhe kreu i Dhomës së Tregtisë në Durrës, Arben Isteri ndanë pikëpamjet e tyre për nevojat reale të biznesit dhe mundësitë buxhetore.

Z. Haxhi u shpreh se buxheti i shtetit nuk ka rezerva për të përballuar një situatë tjetër alarmante të biznesit. Ai shtoi se “të gjitha parashikimet janë në krahun optimist që mund të rezultojnë të pavërteta”.

“Jemi në një situatë ku hapësira për të ndihmuar biznesin nuk është parashikuar në buxhet. Pavarësisht parashikimeve për rritje ekonomike, situata e biznesit nuk parashikohet të jetë e mirë gjatë 2021”, tha ai.

Kurse z. Isteri thotë se “dy paketat e para kanë qenë në termat sociale pasi paratë nuk kanë shkuar për biznesin dhe sipas tij një paketë e tretë është e domosdoshme pasi “Tirana dhe Durrësi janë godit qoftë nga tërmeti dhe pandemia”.

“Ka më shumë se 15 muaj që ekonomia po lëngon. Bizneset kanë ulur xhiron ditore. Në Durrës 80% e bizneseve punojnë pa fitim. Qeveria ka marrë disa masa por kanë qenë të veçuara. Në Durrës është rritur numri i të papunëve me 35 mijë persona”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026