Ekipi i OBSH mbërrin në Kinë për të hetuar mbi origjinën e COVID-19

14 Janar 2021 | 07:43

Një ekip hulumtuesish të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) arriti në enjten në qytetin kinez, ku u identifikua për herë të parë coronavirusi, për të hetuar më shumë mbi origjinën e tij.

Një skuadër prej 10 personash mbërriti në Wuhan pas aprovimit të presidentit Xi Jinping pas muajsh bisedimesh diplomatike, të cilat nxitën një ankesë publike nga drejtori i OBSH.

Shkencëtarët dyshojnë se COVID-19 ka vrarë më shumë se 1.9 milionë persona që nga fundi i 2019, kur virusi u transmetua nga lakuriqët e natës apo nga ndonjë lloj kafshe tjetër, në jugperëndim të Kinës.

Partia komuniste kineze, e cila u thumbua nga shumë drejtues botërore se kishte lejuar përhapjen e virusit, pretendon se COVID-19 erdhi nga jashtë, nëpërmjet ushqimit të paketuar, por shkencëtarët e refuzojnë këtë.

Mbërritja e ekipit të OBSH, i cili përbëhet nga anëtarë me origjinë nga SHBA, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami, u raportua nga CGTN.

Një zëdhënës i qeverisë tha se këtë javë ata do të “ndajnë ide” me shkencëtarët kineze, por nuk dha më shumë detaje nëse ekipi do të lejohej të mbledhë të dhëna dhe prova.

Ata do t’i nënshtrohen një karantine dy-javore, një tamponi dhe një test antitrupash për COVID-19, sipas një postimi në llogarinë zyrtare të CGTN Weibo. Ata do të fillojnë punën me ekspertë kinezë përmes një video konferenca gjatë kohës që qëndrojnë në karantinë.

Kina i hodhi poshtë kërkesat për një hetim ndërkombëtar ndërsa administrate Trump fajësoi Pekinin për përhapjen e virusit, i cili e zhyti ekonominë globale në një nga rëniet më të mëdha që prej viteve 1930.

Pas thirrjet së Australisë për një hetim të pavarur në Pekin, Kina iu kundërpërgjigj duke i bllokuar importet e viçit, verës dhe disa lloje mallrash të tjerë.

 

Lexoni gjithashtu:

30.5 milionë doza vaksinash anti-COVID janë shpërndarë në 43 vende të botës

Pandemia, Italia në gjendje emergjence deri në 30 prill, vijojnë kufizimet edhe në Holandë

Në Britani mbi 100 mijë të vdekur, në Rusi nis vaksinimi në masë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026