Mbi 2 mln viktima nga COVID-19, “Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave në BE
Mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë ndërsa kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu zhgënjimin për hapat e ngadaltë me të cilat sipas tij vaksinat po shpërndahen në BE dhe i dha mbështetje përdorimit të produkteve të prodhuara jashtë Perëndimit, sidomos atë kineze Sinopharm.
“Menjëherë telefonova shefin e “Pfizer”, i cili më sqaroi se do të ketë një vonesë në shpërndarje në javët e ardhshme, por garantoi se të gjitha dozat e duhura për tremujorin e parë do shpërndahen në kohë. Ai është përfshirë personalisht në përpjekjet për shkurtimin e periudhës së shpërndarjes dhe për kapjen e ritmit të mëparshëm. Për ta arritur këtë i përcolla mesazhin se urgjentisht në duhen dozat për tremujorin e parë”, tha Ursula va nder Leyen, presidenti i KE.
Ndërkohë, Portugalia regjistroi 159 vdekje, duke shënuar rekord në ditën e parë të izolimit të ri. Numri i infeksioneve mbetet mbi 10 mijë në një vend me pak më shumë se 10 milionë banorë.
Një variant i ri brazilian i virusit është zbuluar në Britani. Në një konferencë shtypi nga Downing Street, kryeministri Boris Johnson njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna për t’u mbrojtur nga variantet e reja të COVID. Sipas tij, udhëtarët duhet të kenë si provë një test negativ të kryer në 72 orët e fundit. Britania regjistroi 1.280 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta