Efektet anësore të vaksinës, disa persona humbin jetën në Norvegji, ndryshon strategjia e vaksinimit
Zyrtarët norvegjezë janë duke rishikuar këshillat e tyre për të gjithë ata persona të cilët marrin vaksinën anti-COVID.
Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pasi pësuan efekte anësore.
Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi u injektuan me vaksinën e Pfizer.
Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç.
Ethet, të përzierat, diarre ishin ndër efektet anësore tek 13 prej tyre bën me dije zyrtarët dhe mund të kenë çuar në vdekjen e këtyre personave.
Rregullatorët tanimë i lënë në dorë secilit mjek që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.
“Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, u shpreh për Euronews Steinar Madsen, mjeku kryesore i Agjencisë.
Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit.
Në të gjithë botën, pas çdo fushatë vaksinimi masiv duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të përfshirë, zyrtarët presin që të raportohen vdekje dhe efekte anësore të rënda.
Por, përcaktimi nëse vaksina shkaktoi ose jo vdekje mund të jetë shumë sfiduese dhe kërkon që të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të përjashtohen.
Lexoni gjithashtu:
Mbi 2 mln viktima nga COVID-19, “Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave në BE
Rekord viktimash në Suedi, raportohet për 351 viktima në 24 orë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta