50 shtete në alarm, frikë nga protestat pro-Trump, rriten masat e sigurisë në SHBA
Autoritetet në të 50 shtetet amerikane janë në alarm për protesta të dhunshme që mund të ndodhin këtë fundjavë, pak ditë nga inaugurimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Trupat e Gardës Kombëtare janë shtuar në Uashington DC, për të penguar çdo përsëritje të ngjarjeve të 6 janarit.
Ka qenë FBI që ka paralajmëruar mbajtjen e protestave të armatosura nga mbështetësit e Trump, që besojnë ende deklaratat false të tij për manipulim të zgjedhjeve.
Miçigan, Virxhinia, Uiskonsin, Pensilvania dhe Uashingtoni janë shtetet ku masat e sigurisë janë përforcuar më shumë, ndërsa në Teksas zyrat e Kongresit vendor u mbyllën deri më 20 janar.
Në qendër të Uashingtonit, oficerët arrestuan një person nga Virxhinia, që u përpoq të hynte në perimetrin e Capitol Hill me një pistoletë të mbushur dhe i pajisur me mbi 500 fishekë.
Ndërkohë, ekpi i Biden ka hartuar një seri planesh për të zhbërë politikat e Trump.
Pak orë pasi të ketë hyrë në Shtëpinë e Bardhë, Biden do të ndërmarrë një seri veprimesh ekzekutive për të shënuar një shkëputje të qartë nga politikat e administratës së paraardhësit të tij.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet