Dështon testi i NASA-s, digjet për një minutë raketa e lëshuar në kuadër të ”Artemis 1”

17 Janar 2021 | 14:32

Një test motori për një raketë të qendrës amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës NASA u detyrua të pezullohej të shtunën pas një problemi të pikasur nga sistemi kompjuterik.

Rreth një minutë pas nisjes së testit gjithçka u ndal nga sistemi i kompjuterit, i cili fiku automatikisht motorin.

Testi, i cili pritej të zgjaste rreth tetë minuta, u krye në qendrën hapësinore Stennis në Misisipi. Inxhinierët po përpiqen të kuptojnë se çfarë problemi e nxiti sistemin kompjuterik të aktivizonte vetë-fikjen e motorit.

“Dua që njerëzit të jenë të inkurajuar, pasi e ardhmja do të jetë shumë e ndritur dhe me siguri do të mësojmë shumë nga ky test,” – u tha gazetarëve Jim Bridenstein, administrator i përgjithshëm i NASA-s.

Zyrtari i qendrës hapësinore e cilësoi si ditë pozitive pavarësisht rezultatit të testit. Këtë e justifikoi me argumentin se synimi kryesor ishte të mësohej më shumë nga motori i projektuar së fundmi për raketën SLS.

SLS, akronim i Sistemi të Lëshimit Hapësinor (Space Launch System), është pjesë e programit “Artemis” të NASA-s, i cili synon që të dërgojë deri në vitin 2024 burrin dhe gruan e parë të radhës në Hënë.

Projekti është në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës, e cila u shërben me disa pajisje kryesore. Parashikohet që raketa SLS të kryejë lëshimin e parë gjatë këtij viti. Qëllimi është që nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve ajo të bëhet raketa më e fuqishme që fluturon drejt hapësirës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026