Kriza politike në Itali, orët vendimtare për kryeministrin Conte, sot përballet me Dhomën e Ulët
Një javë vendimtare nis për qeverinë dhe për fatin e vetë kryeministrit italian Giuseppe Conte.
Pas largimit nga koalicioni i dy ministrave të partisë “Viva Italia” të Matto Renzi, Conte përballet sot me Dhomën e Ulët dhe nesër me Senatin ku do të duhet të kërkojë besimin e ligjvënësve për të vijuar qeverisjen.
Skenarët e mundshëm, përveç një mazhorancë absolute të arritur në minutën e fundit, janë dorëheqja e kryeministrit aktual.
Së dyti Presidenti i Republikës Mattarella mund të hapë konsultime me grupet kryesore parlamentare, për formimin e një ekzekutivi të ri, të kryesuar nga një kryeministër tjetër.
Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia e një qeverie të re të unitetit kombëtar ose teknik.
Emri i Mario Draghi, ish-numri një i Bankës Qendrore Evropiane, cilësohet kandidati më i përshtatshmi për të marrë drejtimin e qeverisë.
Pajtimi mes Renzit dhe Conte deri në këto momente duket i pamundur.
Skenari i fundit, ai që është më i frikshmi në mes të një krize shëndetësore, por që opozita e mbështet, është mbajtja e zgjedhjeve në qershor.
Lexoni gjithashtu:
Renzi tërhiqet nga koalicioni, qeveria italiane në krizë
Qeveria italiane në krizë, gazetari Arbër Agalliu: Vështirë që të mbahen zgjedhje të parakohshme
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta