27 mld lekë të humbura nga eksportet, shkëmbimet tregtare rihapen në dhjetor, Italia partneri më i madh

19 Janar 2021 | 11:55

Muaji dhjetor ka rikthyer disi në bazë shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me partnerët kryesorë tregtarë, por viti 2020 u mbyll me një rënie prej 9% në raport me 2019-n.

Më konkretisht, eksportet në vlerë për vitin që lamë pas ishin 203.2 miliardë lekë, ose 27 miliardë lekë më pak se viti 2019.

Instituti i Statistikave referon se në dhjetor, mallrat që udhëhoqën tregtinë me vendet jashtë, ishin makineritë, materialet e ndërtimit dhe ushqimet, ndërsa volumi i rritjes ishte 5.4%.

Sektori që është goditur më shumë nga pandemia, është industria e fasonëve, humbjet e të cilës llogariten rreth 16 mld lekë për 2020. Masat bllokuese brenda dhe jashtë vendit, penalizuan tekstilet dhe këpucët, ndërsa industria iu përshtat nevojave për prodhimin e maskave mbrojtëse.

Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve me Italinë, edhe këtë periudhë, një tregues ky që flet për stabilizim të shkëmbimeve mes dy vendeve, pas distancimit të gjatë në muajt e pandemisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me importet të cilat, edhe pse në vitin 2020 kanë pasur uljen më të madhe drejt Italisë, me 7.4%, në muajin dhjetor duket se kanë rikuperuar, duke ndjerë një rritje me afro 20%, krahasuar me dhjetor 2019. Greqia, Gjermania e Turqia janë vendet që pasojnë Italinë për volumin e mallrave që eksportojmë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026