Biden do të anulojë urdhrin e Trump, kufizimet pritej që të lehtësoheshin duke filluar nga data 26 janar
Presidenti i zgjedhur Joe Biden planifikon që të lerë në fuqi kufizimet e udhëtimit për ata që kanë udhëtuar së fundmi në Evropë dhe në Brazil, ndryshe nga Trump që vendosi t’i lehtësonte ato duke filluar nga data 26 janar.
Në fillim të javës, Trump-i nënshkroi një urdhër për të lehtësuar kufizimet të cilat vetë ai i kishte nënshkruar si përgjigje ndaj pandemisë. Menjëherë sapo Trump nxori këtë urdhër, zëdhënësja e Biden, Jen Psaki shkroi në Twitter ‘që me përkeqësimin e pandemisë, dhe me shfaqjen e varianteve të reja më infektuese të virusit në mbarë botën, nuk është koha e duhur për të lehtësuar kufizimet përsa i përket fluturimeve ndërkombëtare”.
Psaki shtoi që ‘në fakt, planifikojmë që të forcojmë masat e shëndetit publik në lidhje me fluturimet ndërkombëtare në mënyrë që të ndalojmë përhapjen e mëtejshme të Covid -19’.
Gjatë javës së fundit, shefi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA nënshkroi një urdhër që i kërkonte të gjithë udhëtarëve ndërkombëtarë që të paraqisnin një test negativ të koronavirusit ose një provë që e kishin kaluar Covid -19 në mënyrë që të hynin në SHBA duke filluar nga data 26 janar.
Lehtësimi i masave kufizuese do të përfshijë të gjithë qytetarët e huaj që gjatë dy javëve të fundit kishin qenë në Brazil, Britaninë e Madhe, Irlandë, dhe 26 vende të zonës Shengen në Evropë.
Kompanitë ajrore shpresonin që kërkesat e reja për testime të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA mund të ndihmonin administratën për të reduktuar kufizimet e udhëtimeve me vendet evropiane.
Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të administratës Trump kanë argumentuar që kufizimet nuk kishin më kuptim duke qenë se shumë vende tashmë kishin kufizime hyrëse.
Të tjerë kanë argumentuar që Shtetet e Bashkuara nuk duhet që ti heqin kufizimet sepse shumë vende evropiane vazhdojnë akoma që të ndalojnë qytetarët amerikanë.
Lexoni gjithashtu:
Mbyllet Capitol Hill, nervozizëm para ceremonisë së betimit të Biden
Melania Trump jep mesazhin e saj të lamtumirës si Zonja e Parë e SHBA-së
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta