Largimet drejt PS, Baton Haxhiu: LSI-ja është në rënie të lirë. Bushati: Është parti klienteliste
Largimet e fundit nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kalimi i tyre në Partinë Socialiste ishte një nga temat e bisedës në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Analisti Baton Haxhiu u shpreh se këto largime shërbejnë si mesazh, se LSI-ja është parti në rënie të lirë.
Ai shkoi më tej, kur u shpreh se kjo parti tashmë e ka pozicionuar veten si parti e vogël në Shqipëri, duke e krahasur me partinë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, që drejtohet nga Dashamir Shehi.
“LSI është në rëni të lirë. Nuk janë këtë ministra që e mbajnë peshën e LSI, por është një sinjali për LSI se po humb njerëz në publik por ajo e ka humbur peshën e një partie, e cila është e parti të tretë dhe është shndërruar në një parti të politike të tretë dhe ka hyrë në vallen e partive të vogla dhe nuk ka më ndonjë dallim”, tha ai.
Për analistin Andi Bushati Lëvizja Socialiste për Integrim është kthyer në një parti klienteliste.
“LSI është parti klienteliste dhe familjare, si e tillë njerëzit që shkojnë dhe votojnë, shkojnë votojnë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. LSI-së i kanë ikur gjysma e atyre që e formuan. Edhe sikur të ketë largime janë të parëndësishme”, tha Bushati, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po grumbullon po ata persona, të cilat i akuzoi në vitin 2017 se e kanë penguar të realizojë premtimet e dhënë për qytetarët shqiptarët.
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta