Joe Biden betohet si Presidenti i 46-të i SHBA: Kjo është dita e demokracisë
Në fjalimin e tij të parë si Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u shpreh se “kjo është dita e Amerikës, dita e demokracisë” teksa ka bërë thirrje për unitet.
“Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë”, tha Biden.
“Le të fillojmë nga fillimi, të shohim në sy njëri-tjetrin dhe të tregojmë respekt”, tha ai duke shtuar se “politika nuk duhet të jetë një kauzë për luftë”.
Joe Biden tha se “demokracia është e çmuar dhe e brishtë”, por “demokracia mbizotëroi”.
Biden është ndalur edhe tek lufta mbi pandeminë, e cila ka marrë më shumë jetë njerëzish se Lufta e Dytë Botërore, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur papunë.
Teksa përmendi jetët e humbura nga COVID-19 dhe drejtësia raciale, ai shpalosi prioritetet e administratës së tij.
Mes të tjerash ai ka bërë thirrje për drejtësi raciale, “ëndrra për drejtësi për të gjithë nuk do të ndalet”.
Biden ka theksuar “rëndësinë e të qëndruarit të bashkuar”.
“Me gjithë shpirt i jam futur kësaj, për ta bërë Amerikën bashkë. Bashkimin e popullit dhe kombin tonë. Dhe i kërkoj çdo amerikani që të më bashkohet në këtë kauzë”.
“Do të jem president për të gjithë amerikanët dhe jua premtoj që do të luftoj edhe për ata që nuk më mbështetën”, deklaroi presidenti i 46-të i SHBA.
Biden tha dëshiron ta bëjë Amerikën “sërish” forcë kryesore të së mirës në botë.
Ai ka bërë thirrje për “ulje të tensioneve në vend” duke shtuar se ky është “moment historik” dhe se “uniteti është rruga e duhur për të bërë përpara”.
“Duhet ta presim këtë moment si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Biden, duke theksuar se “vendi nuk ka dështuar kurrë”, e duke përsëritur thirrjen për “respekt dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin”.
“Mendoj se Amerika është shumë më mirë se kaq”.
“Do të mbroj Kushtetutën dhe do të mbroj demokracinë”, tha ai.
05:50 Joseph R Biden është betuar si presidenti i Shteteve të Bashkuara.
This was the moment Joe Biden was sworn in as the 46th US president. pic.twitter.com/KEE0pOF7TN
— euronews (@euronews) January 20, 2021
05:40 Betohet zv-Presidentja Kamala Harris
Ish-senatorja e Kalifornisë bëhet gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që mban këtë post.
Minutes before Joe Biden was sworn in as US president, Kamala Harris became the country’s first female vice president.
She was sworn in by Justice Sonia Sotomayor the first Latina member of the Court. pic.twitter.com/65Izy6iW4F
— euronews (@euronews) January 20, 2021
05:37 Lady Gaga këndon himnin kombëtar
05:29 Senatori Republikan Roy Blunt u shpreh se e sheh ceremoninë si “të zakonshme dhe të mrekullueshme”.
“Amerikanët e kanë festuar këtë moment në kohë lufte, në Depresionin e Madh dhe sot edhe gjatë pandemisë”.
Blunt tha se sulmi i Kapitolit u ka treguar qytetarëve që qeveria është e brishtë. Pandemia, tha ai, ka qenë një sfidë e madhe për një shoqëri të lirë.
05:24 Senatorja Amy Klobuchar i bën thirrje amerikanëve që të “mos e marrin demokracinë për të mirëqenë”
Në fjalimin e parë të mbajtur gjatë ceremonisë, Senatorja Amy Klobuchar tha se protestat kanë shërbyer “për të na zgjuar” për përgjegjësitë që kanë amerikanët.
Ajo e cilësoi Kapitolin si “simbol i demokracisë” duke rikujtuar se gjenerata të tëra kanë dhënë jetën për kombin.
“Na takon ne, që të mbajmë pishtarin e demokracisë jo si një armë politike por si një instrument për të mirën e politikës”.
05:18 Nis zyrtarisht ceremonia e inaugurimit të presidentit.
Joe Biden dhe Kamala Harris kanë mbërritur në ceremoninë e inaugurimit.
Si presidenti ashtu edhe zv-presidentja do të betohen në orën 6.
05:01 Zv-Presidenti Mike Pence mbërrin në ceremoninë e inaugurimit së bashku me familjen e Joe Biden dhe Kamala Harris.
Pence do të përfaqësojë administratën në ikje të presidentit Trump, teksa ky i fundit nuk do të marrë pjesë në ceremoni dhe është larguar për në Florida.
04:45 Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden mbërrijnë në Kapitol Hill
I love you, Jilly, and I couldn’t be more grateful to have you with me on the journey ahead. pic.twitter.com/V4GUXAKSKg
— Joe Biden (@JoeBiden) January 20, 2021
Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të 46-të Shteteve të Bashkuara do të nisë rreth orës 17:15, ndërsa Joe Biden do të marrë zyrtarisht detyrën në orën 18:00.
Donald Trump ka lënë Shtëpinë e Bardhë, duke u shprehur se ka “qenë një nder që ka shërbyer si president”, e më pas duke i uruar “sukses” administratës së re.
Trump është presidenti i parë në 152 vjet që nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.
Ish-Presidenti Barack Obama ka qenë ndër figurat e rëndësishme që ka uruar Biden në Twitter.
Congratulations to my friend, President @JoeBiden! This is your time. pic.twitter.com/LXzxGnBAfz
— Barack Obama (@BarackObama) January 20, 2021
Lajmi në përditësim …
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta