Reshard Këlliçi komenton vendimet e para të presidentit Joe Biden në SHBA

21 Janar 2021 | 06:46

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Amerikane të Tregtisë, zoti Reshard Këlliçi komentoi në Euronews Albania vendimet e para të presidentit Joe Biden në SHBA.

Zoti Këlliçi theksoi se Biden ka si prioritet ato gjëra që presidenca e zotit Trump i quajti sekondare. Sipas tij, nën udhëheqjen e Biden, Amerika do të marrë përsëri rolin udhëheqës në botë.

“Zoti Biden këtë e tregoi me 15 urdhrat e tij.  Amerika do të marrë përsëri rolin udhëheqës në botë, do të vejë në prioritet ato gjëra që presidenca e zotit Trump i quajti sekondare. Ishte një orientim për izolim të Amerikës”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi se qëllimi i Biden është bashkimi dhe unifikimi i Amerikës.

“Qëllimi dhe detyra e tij nuk është e lehtë, por është bashkimi i Amerikës në këto momente. Kemi parë disa gjëra që nuk ishin të këndshme për t’u parë, të shikosh 5 jetë të humbura në Amerikë gjatë një protestë në Capitol,  nuk është këndshme, por pamë diçka shumë të mirë, triumfin e demokracisë në Amerikë”, shtoi ai.

Por, zoti Këlliçi theksoi se presidenti i ri ka një detyrë shumë të vështirë përpara edhe në aspektin ekonomik.

“Zoti Biden ka përpara një detyrë të vështirë. Amerika ka 29 trilionë dollarë borxh ekonomik. Kjo është një shifër marramendëse. Rregullat demokrate janë që të të taksojnë, që të marrin”, tha ai.  

“Sidoqoftë në këtë moment është e rëndësishme bashkimi i Amerikës, mbarëvajtja e demokracisë, unifikimi i njerëzve dhe mbrojtja ndaj COVID-19”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Marrëdhëniet SHBA-Rusi, Kremlini: Do të varen nga Biden dhe ekipi i tij

Biden s’humbet kohë, sapo merr çelësat e Shtëpisë e Bardhë shfuqizon një sërë vendimesh të Trump

Joe Biden betohet si Presidenti i 46-të i SHBA: Kjo është dita e demokracisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026