Evropa mirëpret Biden, liderët e BE-së të gatshëm për të bashkëpunuar me presidentin e ri të SHBA-së
Në Evropë është përshëndetur marrja e detyrës nga presidenti amerikan Joe Biden.
Në Gjermani, presidenti Frank Walter Steinmeier ka deklaruar se mezi pret të bashkëpunojë me të.
“Jam i lehtësuar që sot Joe Biden betohet si president dhe transferohet në Shtëpinë e Bardhë. E di që shumë njerëz në Gjermani ndajnë të njëjtën ndjenjë”, u shpreh Frank Walter Steinmeier, president i Gjermanisë.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë një seance parlamentare.
“Mezi pres të punoj me të dhe administratën e tij, të përforcojmë partneritetin mes vendeve tona dhe të punojmë për prioritetet e përbashkëta si ndryshimet e klimës, ringritja pas pandemisë dhe forcimi i sigurisë ndër-atlantike”, tha Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Në Itali, pasi u zotua se qeveria e tij do të ndjekë kursin evropian, kryeministri Conte premtoi gjithashtu se koalicioni do të veprojë paralelisht me agjendën e administratës së Joe Biden, presidenca e të cilit, siç tha ai, shihet me shpresë të madhe
“Pata një bisedë të gjatë telefonike me të. Agjenda e Biden është edhe agjenda jonë”, tha Giuseppe Conte, kryeministër i Italisë.
Ndërsa në Francë ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.
“Presim me padurim të ndërtojmë me presidentin Biden një marrëdhënie të re e të fuqishme”, u shpreh ai.
Edhe në Poloni, vend me të cilin Trump krijoi një marrëdhënie të veçantë, sidomos duke bashkëpunuar me presidentin Duda, pritet që bashkëpunimi të vijojë.
“Polonia dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhura nga shumë interesa, nga këndvështrimi i përbashkët mbi botën, mbi kërcënimet, mbi shanset dhe rreziqet, por edhe për teknologjinë 5G dhe gjeopolitikën”, theksoi Mateusz Morawiecki, kryeministër i Polonisë.
Mëngjesin e së mërkurës, me orën lokale, presidenti në ikje Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, për t’i hapur rrugë ardhjes së administratës së re.
Lexoni gjithashtu:
Reshard Këlliçi komenton vendimet e para të presidentit Joe Biden në SHBA
Marrëdhëniet SHBA-Rusi, Kremlini: Do të varen nga Biden dhe ekipi i tij
Biden s’humbet kohë, sapo merr çelësat e Shtëpisë e Bardhë shfuqizon një sërë vendimesh të Trump
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta