Përmbytet varka në Detin Mesdhe, ndërrojnë jetë 43 refugjatë

21 Janar 2021 | 11:18

Një anije që transportonte refugjatë drejt Evropës u përmbyt në Detin Mesdhe në brigjet e Libisë, duke mbytur të paktën 43 persona që mbante në bord.

Në një deklaratë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) tha se “mbytja tragjike e anijes” që ndodhi një ditë më parë ishte katastrofa e parë detare e vitit 2021 të disa personave që kërkonin një jetë më të mirë në Evropë.

Në vitet e fundit, BE ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera vendase për të ndaluar udhëtime të tilla detare që konsiderohen si të rrezikshme.  

Aktivistët megjithatë, thonë se këto politika i lënë emigrantët në mëshirën e grupeve të armatosura ose të mbyllur në qendrat e paraburgimit ku janë pre e abuzimeve të ndryshme.

ONM tha se forcat e sigurisë bregdetare në qytetin perëndimor të Libisë, Zuwara shpëtuan 10 refugjatë nga fundosja e varkës dhe i nxorën ata në breg. 

Të mbijetuarit, të cilët vinin kryesisht nga Bregu i Fildishtë, Nigeria, Gana dhe Gambia, treguan se viktimat ishin të gjithë burra Afrika Perëndimore.

Agjencia e migracionit tha se varka u nis nga qyteti Zawiya të martën në mëngjes dhe u përmbys disa orë më vonë pasi motori i saj ndaloi së punuari në mes të deteve të trazuara.

Më shumë se 1,200 migrantë kanë vdekur në vitin 2020 në Detin Mesdhe, si pasojë e udhëtimeve detare drejt Evropës.

 

Lexoni gjithashtu:

Testimet e shpejta në Gjermani, zyrtarët e Shëndetit Publik të shqetësuar nga mungesa e kontrollit

Nis ‘hakmarrja’ e Kinës, sanksionon 28 ish-zyrtarë të Trump, mes tyre edhe Pompeo

Biden s’humbet kohë, sapo merr çelësat e Shtëpisë e Bardhë shfuqizon një sërë vendimesh të Trump

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026