Austria dhe Franca bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskave kirurgjikale

25 Janar 2021 | 21:12

Austria e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës kirurgjikale në dyqane dhe transportin publik, në kuadër të masave më të fundit për parandalimin e coronavirusit. Maskat e llojit mjekësor, të njohura ndryshe si FFP2 thuhet se ofrojnë një izolim më të mirë dhe filtrojnë më mirë se maskat e tjera grimcat.

“Mendoj se kjo është një masë që duhej marrë prej kohësh. E di që kërkon kohë për t’u përgatitur, por përfundimisht mendoj se është ide e mirë”, shprehet një grua.

“Kjo masë duhet të kishte hyrë në fuqi më parë, pas bllokadës së dytë ose të parës nëse vërtet ndihmon kaq. Ky është mendimi im. Aktualisht me zor marr frymë dhe kjo është bezdisëse. Por s’kemi ç’bëjmë, duhet ta mbajmë””, shprehet një qytetare.

Ndërkohë, një masë e ngjashme ka hyrë në fuqi në Francë, që ndalon maskat e prodhuara në mënyrë artizanale dhe lejon vetëm ato kirurgjike.

Javën e kaluar, rajoni i Bavarisë në Gjermani e bëri mbajtjen e maskave të llojit FFP2 të detyrueshme në transportin publik. Lëvizja e autoriteteve vjen teksa kuotat e infeksionit nga coronavirusi mbeten të larta në mbarë Evropën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026