Itali, nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re

27 Janar 2021 | 12:45

Nisin sot pasdite në pallatin presidencial italian, konsultimet e presidentit Sergio Mattarella për formimin e qeverisë së re, të cilat janë programuar që të zgjasin tre ditë.

Në fillim do të jetë radha e konsultimeve me institucionet dhe duke filluar nga pasditja e sotme presidenti do të presë kryetarët e dy dhomave parlamentare Roberto Fico dhe Maria Elisabetta Casellati.

Nesër do të jetë radha e Matteo Renzi-t, i cili është dhe takimi i shumëpritur dhe e Nicola Zingaretti-t si dhe delegacionit të koalicionit të majtë Leu.

Të premten është radha e partive të qendrës së djathtë të bashkuar, të cilat mendohet se do të përfaqësohen sërish nga Silvio Berlusconi që ka dominuar konsultimet për më shumë se njëzet vite.

Lexoni gjithashtu:

Conte dorëzon dorëheqjen, vendimi i kryeministrit pas humbjes së shumicës në Senat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026