Rumania kriminalizon hapjen e profileve false në rrjetet sociale

27 Janar 2021 | 12:54

Në Rumani një gjykatë ka vendosur ta konsiderojë vepër penale krijimin e një llogarie me emrin e dikujt tjetër në rrjetet sociale.

Hapja e një llogarie që ngjan me të dikujt tjetër, pa pasur dakordësinë e personit në fjalë është “lloj falsifikimi” kështu e cilësoi Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë, organ ky që në Rumani zgjidh çështjet e aspekteve kriminale.

Qëndrimi i gjykatës vjen pas një rasti në Brasov në dhjetor të vitit 2018 kur një person kishte kërcënuar ish-të dashurën duke ngarkuar foto të pahijshme dhe komprometuese të saj. Ajo qe shantazhuar se nëse nuk ri-lidhej, foto të tjera të saj do të publikoheshin në internet.

Më vonë personi në fjalë krijoi një llogari me emrin e vajzës në një web-site pornografik ku ngarkoi video me përmbajtje seksuale të saj.

Pas kallëzimit në polici ai u arrestua dhe u dënua me tre vite e tetë muaj burg me akuzën e vetme të shantazhit dhe dhunimit të privatësisë. Për akuzën tjetër, si falsifikimi, çështja u kalua në Gjykatën e Lartë të Kasacionit.

Gjykata vendosi se ngarkimi i të dhënave në kompjuter pa dakordësinë e tjetrit dhe shfaqja në rrjet si personifikim i tij është një lloj falsifikimi, pasi “të dhënat nuk rezultojnë të vërteta”.

Kjo qasje tashmë do të kalojë për t’u aplikuar edhe në rastet e tjera që kanë përfunduar në gjykatat rumune.

Vitin e shkuar Rumania kategorizoi me ligj që ngacmimet apo fyerjet në rrjet mes personave që kanë apo kanë pasur marrëdhënie si “dhunë në familje”, kjo pasi “përmes këtyre aktesh synohet të turpërohet, frikësohet, kërcënohet, apo detyrohet të heshtet viktima”. Ligji përfshin edhe mesazhet kërcënuese online.

Edhe vende të tjera në Evropë kanë vendosur ta konsiderojnë personifikimin e të tjerëve në rrjetet sociale si “falsifikim”, ndër to bëjnë pjesë edhe Belgjika dhe Franca.

Gjigandët e rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter, kanë vendosur të rishikojnë politikat e tyre në lidhje me këtë problematikë dhe herë pas-here kryejnë verifikime të shumta të profileve false.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026