Vaksinat anti-COVID, vendet evropiane presion KE-së për procesin e vaksinimit

28 Janar 2021 | 06:11

Ndërkohë që kompanitë e mëdha farmaceutike AstraZeneca dhe Pfizer janë në një konflikt të hapur me bllokun e vendeve evropiane për zbatimin e kontratave të nënshkruara, shumë pikëpyetje mbeten për ndikimin e kësaj vonese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë nënshkruar marrëveshje me programin COVAX, i cili iu mundëson vendeve të varfra që të sigurojnë imunizimin e të paktën 20% të popullsive të tyre.

Por, gjithashtu vetë BE është angazhuar që t’i mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksina, të cilat do të dërgoheshin njëkohësisht me nisjen e vaksinimit në vendet e saj anëtare.

Tashmë që ky proces po vonohet, jo vetëm për BE-në por për Evropën si një rajon, ekziston mundësia, ashtu siç edhe po ndodh, që vende të ndryshme anëtare po nënshkruajnë marrëveshje individuale me vetë kompanitë farmaceutike.

Vonesat në kapacitetin e prodhimit ka alarmuar vendet anëtare të BE-së, të cilat po ushtrojnë presion tek Komisioni Evropian, i cili ishte institucioni që negocioi marrëveshjet paraprake në emër të 27 shteteve anëtare.

Shtetet evropiane kërkojnë më shumë sqarime nëse procesi i furnizimit me vaksina do të përmirësohet. Guvernatori i Bavarisë gjithashtu kritikon progresin e ngadaltë të vaksinimit në Gjermani.

“E vërteta është kjo, vaksinimi po bëhet një problem i madh, problem sepse vaksina thjesht po mungon.  Po ecën më ngadalë sesa duhej e po ashtu po ndikon edhe psikologjikisht”, u shpreh Markus Soeder, kryeministri i Bavarisë.

Qeveria franceze ka ushtruar ndikimin e saj te kompania e madhe farmaceutike Sanofi për të përdorur facilitetet e saj për të ndihmuar në prodhimin e vaksinave.

Në këtë mënyrë, Sanofi u ofrua për të lehtësuar panikun mbi mungesën e vaksinave të Covid-19 duke paketuar vaksinat e prodhuara nga kompanitë rivale të saj si një përpjekje për të plotësuar kërkesat e mëdha. 

Vetë presidentja e Komisionit Evropian vazhdimisht ka bërë thirrje për prodhuesit e vaksinave që t’i përmbahen detyrimeve kontraktuale.

BE ka investuar miliarda për të ndihmuar zbulimin dhe prodhimin e vaksinave, tha ajo në Forumin Ekonomik Botëror.

Ndërkohë Komisioni Evropian ka kërkuar që të ketë kontrolle të rrepta të eksporteve për dozat e vaksinave që do të qarkullojnë në bllokun evropian si dhe kërkon për më shumë informacione në lidhje me prodhimin e tyre.

Gjithashtu, Komisioni në një deklaratë për mediat ka kërkuar më shumë transparencë, jo për ti bllokuar vaksinat, por për të ditur se çfarë kompanitë po eksportojnë apo do të eksportojnë në tregjet jashtë unionit.

Lexoni gjithashtu:

Gjermania mbyll spitalet, frikë nga varianti i ri i COVID

Kompania franceze Sanofi ndihmon Pfizer, pritet të paketojë më shumë se 100 milionë doza të vaksinës

AstraZeneca i përgjigjet kritikave të BE-së për vonesat në furnizimin me vaksina

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026