BE: Pezullohen programet e vaksinimit

28 Janar 2021 | 18:03

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi në Twitter që Gjermania do të kalojë javë të vështira me mungesa të vaksinave kundër Covid-it, ndërkohë qeveria po bën përpjekje që të sigurojë dozat e nevojshme për muajt në vijim. Qeveria gjermane po merr në konsideratë organizimin e një samiti ndërmjet ministrave federal, liderëve rajonalë dhe kompanive farmaceutike në mënyrë që të përshpejtojë përpjekjet e tyre. 

Çështjen e prokurimit të vaksinave e përditshmja gjermane BILD e konsideron si një ‘skandal’. Ndërkohë,  Komiteti gjerman i Vaksinimit deklaroi gjatë ditës së sotme që vaksina AstraZeneca do ti injektohet vetëm individëve nën 65 vjeç. Kjo sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e saj në individët mbi këtë moshë.

Autoritetet në Spanjë kanë pezulluar injektimin e të gjitha dozave të para të vaksinave për së paku 2 javë për shkak të mungesave të tyre.

Para disa ditësh, kompania britanike AstraZeneka u shpreh që po haste probleme me prodhimin e vaksinave në degët e saj evropiane, gjë e cila donte të thonte që nuk mund të shlyente premtimet për Unionin. Por BE thotë që firma duhet që të plotësojë detyrimet e saj duke marrë nga sasitë që ajo ka në Britani.

Ndërkohë BE ka miratuar blerjen e 300 milion dozave të vaksinave nga Pfizer/BioNTech në dhjetor. Por kompania nuk ishte në gjendje që të siguronte 12.5 milion dozat e vaksinave të premtuara në fund të vitit 2020, për shkak të çështjeve në prodhim.

Disa vende kanë siguruar më shumë doza të vaksinave sesa vendet e tjera. Ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë numrin më të madh të dozave të vaksinave në total, Britania, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë aktualisht sasinë më të madhe të vaksinave në përpjesëtim me numrin e popullsisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026