Tjetër vaksinë rezulton efikase në testet kundër COVID-19

29 Janar 2021 | 08:03

Në Britaninë e Madhe një tjetër vaksinë anti-Covid ka treguar rezultate të kënaqshme në fazën e tretë të provave.

Vaksina e kompanisë amerikane Novavax ka treguar efektshmëri deri në 89.3% dhe është e para vaksinë që po provon të jetë efikase edhe ndaj varianteve të reja të COVID-19 të pikasura në Britani të Madhe dhe Afrikë të Jugut.

Varianti i ri i virusit mendohet të jetë më ngjitës se sa varianti fillestar që buroi nga Kina dhe shkaktoi pandeminë.

Studimi i efekteve të vaksinës Novavax në fazën e tretë të zhvillimit me një kampion prej rreth 15 mijë personash në Britani vijon. Kjo fazë ka marrë në shqyrtim grup-mosha nga 18-84 vjeç, ku 27 për qind e tyre ishin mbi 65-vjeçarë.

Kompania amerikane thotë se ka të dhëna se ndaj variantit fillestar të COVID-19 vaksina mund të jetë afërsisht deri në 96% efektive, ndërsa për variantet e reja deri në 86%.

Mirëpo në rastin e studimit të variantit nga Afrika e Jugut efektshmëria ka rezultuar në studim rreth 60%.

Zakonisht hulumtimet dhe testimet për vaksinat kërkojnë kohë dhe studime të gjata klinike, por në vitin 2020 pandemia nxiti një garë mes komunitetit shkencor për të prodhuar sa më shpejt një vaksinë efektive.

Aktualisht rreth 67 lloje vaksinash janë në fazën e studimeve klinike në njerëz, 20 prej tytre kanë arritur në fazën finale, që është faza e tretë dhe parashikon testimin në një grup më të gjerë vullnetarësh.

Momentalisht në vende të ndryshme të botës rreth 5 vaksina janë aprovuar për përdorim të gjerë apo vetëm për rastet emergjente – Pfizer-BioNTech, Moderna, Sputnik V, Oxford-AstraZeneca, Sinovac.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026