BE aprovon ‘AstraZeneca’, publikohet kontrata

29 Janar 2021 | 21:13

Vaksinimi i tretë që Bashkimi Evropian ka autorizuar për 27 vendet anëtare është sërish ajo e “AstraZeneca”. Agjencia Evropiane e Medikamenteve ka aprovuar vaksinën anglo-suedeze kundër COVID-19 për të gjitha grup moshat mbi 18 vjeç. Agjencia thotë se po monitoron nga afër sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

“Ne nuk kemi ende të dhëna nëse vaksinat e “AstraZeneca” ofrojnë mbrojtje nga variantet e reja, por kemi kërkuar që kompania ta hetojë këtë sikurse e kemi kërkuar edhe për vaksina të tjera”, tha Emer Cooke, drejtoreshë ekzekutive e AEM-së.

Aprovimi vjen teksa BE dhe “AstraZeneca” janë përfshirë në një debat për ndërprerjen e furnizimeve. Komisioni Evropian publikoi një kontratë të redaktuar, që në faqen e 11-të thotë se “AstraZeneca” duhet të bëjë “përpjekjet maksimale të arsyeshme” për të prodhuar vaksinën në pikat e saj që ndodhen në vendet e Unionit.

Por një avokat belg tha për Euronews se terminologjia “përpjekjet maksimale të arsyeshme” lë vend për interpretime.

“E gjitha kjo ka të bëjë me interpretimin e “përpjekjeve maksimale të arsyeshme”, duke u nisur nga fabrikat e prodhimit që “AstraZeneca” ka në vendet e BE-së, përfshirë ato në Mbretërinë e Bashkuar që janë të pranishme në klauzolën e kontratës. Ndaj është një pyetje me kleçkë nëse, në implementimin e kontratave, kompania ka bërë me të vërtetë përpjekjet maksimale për të furnizuar BE-në”, u shpreh Geert Van Calster, avokat, Belgjikë.

Kompania farmaceutike ka paralajmëruar se vetëm 25% e 100 milionë dozave do të shpërndahen në bllokun evropian në tremujorin e parë të vitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026