Hetuesit e OBSH mbërrijnë në Kinë për të vizituar spitalin e Wuhanit

30 Janar 2021 | 11:05

Një ekip hetuesish nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila po heton origjinën e pandemisë së coronavirusit, ka kryer një vizitë në një prej spitaleve të Wuhanit ku janë trajtuar disa prej pacientëve të parë me COVID-19

Spitali Jinyintan ishte ndër të parët që ka trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus në fillim të vitit që lamë pas.

“Sapo u kthyem nga vizita në spitalin Jinyintan, i specializuar në sëmundje infektive dhe dedikuar për trajtimin e rasteve të para në Wuhan”, tha virologu holandez Marion Koopmans në Twitter. “Histori mjaft të ngjashme me ato që kemi dëgjuar nga mjekët e pavijoneve të terapisë intensive në spitalet tona”. 

Ekipi u takua për herë të parë me mjekët kinezë të premten, përpara se ekspertë në shëndetin e kafshëve dhe virologjisë vizituan një tjetër zonë të rëndësishme Spitalin e Hubeit.

“Të dhëna të rëndësishme”

OBSH deklaroi të enjten në Twitter se një ekip do të vizitojë spitalet, tregjet ushqimore, pazarin e peshkut ku u shfaqën rastet e para, Institutin e Virologjisë së Wuhanit dhe laboratorë të ndryshëm, përfshi këtu dhe Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

OBSH u shpreh se ekipi ka kërkuar “të dhëna të detajuara” dhe do të bisedojë me disa prej mjekëve që kanë trajtuar pacientët e parë.

Misioni ka marrë nota politike, pasi Kina kërkon të shfajësohet prej disa akuzash që ka ndjekur hapa të gabuar në fillimet e pandemisë.

Megjithatë, një vizitë e vetme nga shkencëtarët nuk ka të ngjarë që të konfirmojë origjinën e virusit. Konfirmimi se prejardhja mund të jetë nga një kafshë e caktuar kërkon një hetim të thellë që mund të zgjasë vite të tëra, përfshi këtu analiza gjenetike dhe studime epidemiologjike.

 

Lexoni gjithashtu 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026