OKB: 27 mijë të mitur duhet të riatdhesohen nga kampet e Sirisë

30 Janar 2021 | 12:54

Shefi i departamentit të antiterrorit i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje shteteve të riatdhesojnë 27 mijë të mitur të bllokuar në kampet masive në Sirinë verilindore, shumë prej të cilëve fëmijë të ekstremistëve islamikë që dikur kontrollonin territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Vladimir Voronkov u shpreh gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë së OKB se “situata e tmerrshme në të cilën ndodhen fëmijët në kampin Al Hol është një prej problemeve që duhen zgjidhur sa më shpejt në ditët e sotme”.

Al Hol, kampi më i madh i refugjatëve dhe të zhvendosurve sirianë në vend, strehon aktualisht 62 mijë persona, sipas zyrtarëve të OKB, ndërsa më shumë se 80 për qind e tyre janë gra e fëmijë.

Voronkov tha se fëmijët vijnë nga 60 shtete të ndryshme e janë përgjegjësi e vendeve anëtare, jo e Sirisë apo grupeve që kontrollojnë kampet. Luftëtarët kurdë mbikëqyrin kampin Al Hol si dhe burgjet ku qëndrojnë mijëra luftëtare të ISIS.

Ai tha se një sërë shtetesh, përfshi Rusia dhe Kazakistani, kanë riatdhesuar rreth 1 mijë të mitur dhe familjarët e tyre.

Voronkov tha se po punohet për të shkruar një raport mbi eksperiencën e të kthyerve, por me të dhënat që kanë deri tani “shqetësimet për kanosjen e sigurisë kombëtare janë të pabaza”.

“Fëmijët duhet të trajtohen si viktima”

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Antiterrorit i OKB theksoi se fëmijët “duhet të  trajtohen si viktima”, ndërsa të rinjtë nën moshën 14-vjeçare nuk duhen arrestuar ose dënuar.

Historia ka treguar se fëmijët e marrin veten shpejt dhe mund të shërohen nga eksperienca të dhunshme nga e kaluara nëse marrin mbështetjen e duhur dhe riintegrohen në shoqëri, tha Voronkov.

“Duhet bërë çdo përpjekje që fëmijët të mos mbahen në institucione por të lejohet riintegrimi në komunitet”, tha ai.

 

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026