BE, “luftë” për vaksinat, programet e vaksinimit do të rinisin pas 15 shkurtit
Një vit pas fillimit të pandemisë, programet e vaksinimit ofrojnë shpresë, por shumë nga vendet evropiane tashmë kanë mungesa të vaksinave. Duke filluar që nga Madridi në Paris, në Bruksel dhe Berlin, programet e vaksinimit janë pezulluar.
Por, pas një jave të vështirë, Komisioni Evropian dha disa lajme të mira sot.
“Kompania Pfizer/Biontech pritet që të shtojë dërgesat e vaksinave duke filluar nga 15 shkurti si dhe do të ketë 75 milionë doza vaksinash më shumë në tremujorin e dytë të këtij viti. Shtesa prej 75 milionë vaksinash do ta çojë numrin e përgjithshëm të vaksinave Pfizer/BionTech në 600 milionë gjatë vitit 2021”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Por kjo nuk mjaftoi për të ulur presionin dhe kriticizmin ndaj lidershipit të Ursula Von Der Leyen.
Gjatë fundjavës së kaluar, Presidentja e Komisionit Evropian u takua me përfaqësues të firmave të mëdha farmaceutike në një përpjekje për të rregulluar problemin e mungesës së vaksinave për vendet e bllokut evropian. Megjithëse AstraZeneca premtoi 9 milionë doza më shumë, kjo është vetëm gjysma e asaj që kompania kishte premtuar me marrëveshjen paraprake.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, deklaroi se qeveria e vendit të tij nuk do të ketë asnjë kufizim në përdorimin e vaksinave, mjafton që ato ti shpëtojnë jetën njerëzve
“Nuk do të ketë pengesa për përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinopharm nëse ato merrnin aprovimin e BE-së. Ne do të bëjmë çdo gjë që tu shërbejmë njerëzve, pavarësisht se ku janë prodhuar vaksinat”, u shpreh ministri gjerman i Shëndetësisë.
Kompania Pfizer dhe BioNTech tha në një deklaratë që kishte arritur të modifikonte proceset e saj të prodhimit në Evropë dhe do të fillonte prodhimin duke filluar nga muaji shkurt.
Të dyja kompanitë tani shpresojnë të prodhojnë 2 miliard doza gjatë vitit 2021, nga 1.3 miliardë që ishte planifikuar më parë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta