Rama: Do të rishikojmë taksën progresive për të ardhurat personale
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus” kritikoi programin ekonomik të Partisë Demokratike.
Kreu i qeverisë theksoi se programi i PD-së është si karakteri i liderit (Lulzim Bashës), i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.
Ndërkohë, kryeministri theksoi se qeveria e tij do të bëjë një rishikim të taksës progresive për të ardhurat personale.
Ai nënvizoi se ky rishikim nuk do të bëhet për shkak të fushatës elektorale, por sepse ka ardhur koha.
“Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës të atyre që nuk janë në pjesën e sipërme, por në atë pjesën që ju prekët. Kjo do të bëhet bazuar në atë që është koha për ta bërë dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale”, u shpreh Rama.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta