Vaksina kundër Covid-19, kompania Pfizer do të arkëtojë 15 mld $ në 2021

2 Shkurt 2021 | 19:22

Kompania farmaceutike Pfizer parashikon një fitim prej rreth 15 miliardë dollarësh nga shitjet e vaksinës kundër Covid-19, vaksinë të cilën e ka zhvilluar në bashkëpunim me partnerin gjerman, BionNtech.

Parashikimet e kompanisë mbi shitjet e vitit 2021 pritet të variojnë nga 59.4 miliardë dhe 61.4 miliardë dollarë.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer ishte ndër medikamentet e para të aprovuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe më pas në vendet e Europës.

Shqipëria është një prej vendeve që ka firmosur kontratë me Pfizer për të blerë rreth 500 mijë doza vaksine, por kontrata është mbajtur sekret duke mos zbuluar kështu çmimin e paguar.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet të tjera të rajonit apo Bashkimit Evropian. Ndërkohë pak ditë më parë Pfizer dhe BioNTech arritën marrëveshje me COVAX për 40 milionë doza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026