‘Sputnik V’, 92% efektive, vendet evropiane mirëpresin vaksinën ruse

3 Shkurt 2021 | 07:02

Duket se në vendet e Bashkimit Evropian është shtuar besimi pas lajmeve se kompanitë farmaceutike do të shtojnë dozat e vaksinave.

Presidenti Macron premton se të gjithë të rriturit në Francë nëse do të kenë dëshirë do të vaksinohen deri në fund të verës.

Qeveria franceze është kritikuar gjerësisht për ritmet e ulëta të vaksinimit.

E megjithatë sërish autoritetet shëndetësore kanë kufizuar përdorimin e vaksinës së AstraZeeneca për ata që janë nën 65-vjeç.

Ndonëse Agjencia Evropiane e Barnave e aprovoi edhe Gjermania, Austria dhe Polonia kanë marrë të njëjtin vendim sikundër Parisi.

Nga ana tjetër është shtuar besimi tek vaksina ruse Sputnik V, e cila sipas testeve përfundimtare ka rezultuar 92% efektive kundër covid 19.

Kancelarja Merkel e mirëpriti këtë zhvillim.

“Bisedova për këtë çështje me Presidentin rus. Pamë të dhëna të mira edhe për vaksinën ruse. Çdo lloj vaksine është e mirëpritur në BE,  dhe vetëm ato që dëshmojnë të dhënat e duhura do të miratohen nga Agjencia Evropiane e Barnave”, u shpreh Merkel.

Në Britaninë e Madhe nga ana tjetër tek disa raste te infektuarish testet po shfaqin ndryshime shqetësuese të gjeneve.

Këta individë kanë një mutacion të quajtur E484K, çka është vënë re tashme edhe në variantin e Afrikës së Jugut.

Por, ekspertët shprehen besimplotë se vaksinat ende mund të funksionojë, megjithëse ky ndryshim mund të zvogëlojë efektivitetin e tyre.

E derisa e gjithë popullsia të vaksinohet duket se izolimi mbetet e vetmja armë kundër virusit.

Pavarësisht protestave edhe Holanda vendosi të mbajë të fuqi pjesën më ta madhe të kufizimeve të vendosura në tetor.

Marsi shpresohet të jetë koha kur mund të nis disi lehtësimi i kufizimeve.

Lexoni gjithashtu:

Vaksina kundër Covid-19, kompania Pfizer do të arkëtojë 15 mld $ në 2021

‘Sputnik V’, ekspertët thonë se vaksina ruse ka 91.6% efikasitet ndaj COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026