Mario Draghi pranon detyrën si kryeministër i Italisë
Pas disa ditësh konsultimesh mes partive, Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i kërkoi ish shefit të Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi të formojë një qeveri jo-politike për të udhëhequr Italinë gjatë periudhës së pandemisë.
Mario Draghi ka pranuar dhe është tashmë në postin e kryeministrit të shtetit fqinj.
I njohur ndryshe si SuperMario, 73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.
Vendimi vjen pasi partitë dështuan të bien dakord për formimin e një koalicion të ri. Një javë më parë kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqjen duke thelluar krizën politike ne shtetin fqinj.
Presidenti u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në Parlament për të mbështetur lëvizjen e tij duke thënë se në këtë moment vendimtar të pandemisë Italia nuk mund të përballojë një vuajtje duke hyrë në një fushatë disa mujore dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Lexoni gjithashtu:
”Duhet qeveri e profilit të lartë”, kriza politike në Itali, presidenti thërret Mario Draghi
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta