Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin

16 Tetor 2023 | 14:48

Qeveria izraelite urdhëroi të hënën evakuimin e 28 fshatrave në veri të Izraelit brenda dy kilometrave nga kufiri i vendit me Libanin.

“Zbatimi i planit u miratua nga Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant,” thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

“Pak kohë më parë, Komanda Veriore informoi krerët e autoriteteve lokale mbi vendim. Plani do të zbatohet nga krerët e bashkive vendore, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Emergjencave (NEMA) të Ministrisë së Mbrojtjes”-thuhet në njoftim.

28 fshatrat që u është kërkuar evakuimi janë: Ghajar, Dishon, Kfar Yuval, Margaliot, Metula, Avivim, Dovev, Ma’ayan Baruch, Bara’m, Manara, Yiftach, Malkia, Misgav Am, Yir’on, Dafna, Arab al. -Aramshe, Shlomi, Netu’a, Ya’ara, Shtula, Matat, Zari’t, Shomera, Betzet, Adamit, Rosh HaNikram, Hanita dhe Kfar Giladi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026