Dasma në kohën e Covid-19, çifti spanjoll celebrohet në spital
Shumë martesa janë anuluar për shkak të pandemisë, por në një spital në Madrid ishte koronavirusi ai që i nxiti dy pacientë që të martohen.
Ai nuk më kërkoi asnjëherë që të martoheshim, shprehet Rozario, një paciente 62 vjeçare me Covid e shtruar në spital 10 ditë më parë pasi të dy u sëmurën më virusin.
Vetëm pak kohë pasi ishin shtruar, Fernando 70 vjeçar kërkoi Rozarios nëse donte të martoheshin me anë të një mesazhi në Ëhatsup.
Çifti ishin të ndarë në pavione të ndryshme të spitalit, ndërkohë që Fernando ishte në kushte më të vështira.
Ishte gëzimi më i madh dhe sigurisht që iu përgjigja po, thotë Rozario.
Dhe kështu që dasma ndodhi pikërisht në spital, ndërkohë që prifti e zyrtarizoi atë me anë të një thirrje telefonike me video.
Infermierët dhe doktorët duartrokitën ndërkohë që pacientët i vendosën unazat në gisht njëri tjetrit.
Vetë qeveria spanjolle shpërndau videon e martesës, por jo mbiemrat e tyre.
Celebrimi i lumtur në spital fsheh disa hije dhe kontradikta që kanë përfshirë spitalin së fundmi. Spitali u ndërtua për 100 ditë me një kosto 130 milion euro, dyfishi i buxhetit fillestar.
Ai është i madh sa një terminal aeroporti ose sa dhjetë fusha futbolli.
Projekti fillestar ishte për 1000 shtretër por vetëm gjysma prej tyre është instaluar.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta