Sunak viziton Izraelin, do të takojë kryeministrin Netanyahu dhe presidentin Herzog

19 Tetor 2023 | 12:09

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, më 19 tetor nisi vizitën e tij dyditore në Izrael, që synon të tregojë solidaritetin e shtetit të tij me Izraelin dhe parandalimin që kriza e shkaktuar nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të përshkallëzohet edhe më shumë.

Në nisje të vizitës së tij, Sunak tha se sulmet e 7 tetorit të grupit militant palestinez, Hamas, ishin “akte të tmerrshme të terrorizmit”, përderisa përsëriti se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.

Në Izrael ai do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, dhe më pas do të udhëtojë në qytete të tjera të Izraelit.

Mbretëria e Bashkuar po kërkon që të hapet pika kufitare në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjipin, për të lejuar që ndihma humanitare të shkojë në këtë territor.

Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, të mërkurën, Izraeli tha se është pajtuar që të lejojë dërgimin e ndihmës së kufizuar humanitare në Gazë, ndërkaq Biden tha se Egjipti është pajtuar që të hapë pikën kufitare për kalimin e deri 20 kamionëve me ndihma.

Para se të nisej për Lindjen e Mesme, Sunak deklaroi se shpërthimi në spitalin Al-Ahli në Gazë më 17 tetor, që besohet se ka vrarë qindra persona, “duhet të jetë një moment vendimtar” për liderët botërorë që të bashkohen dhe të parandalojnë përshkallëzimin e konfliktit.

Autoritetet britanike nuk kanë thënë se kush besojnë se është përgjegjës për shpërthimin, i cili ka nxitur zemërim në botën arabe.

Izraeli ka fajësuar për shpërthimin grupin palestinez të Xhihadit Islamik, por ky grup ka mohuar përfshirjen.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026