OBSH del në mbrojtje të vaksinës së AstraZeneca-s
Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur kundër vendimit për të mos vijuar vaksinimin me dozat e Astrazeneca, duke këmbëngulur se është një mjet i rëndësishëm për të luftuar koronavirusin.
Besimi është minuar pasi një studim tregoi se vaksina ishte minimalisht e efektshme në fazat e hershme dhe të moderuara të sëmundjes kryesisht në variantin e identifikuar në Afrikën e Jugut.
“Janë padyshim lajme shqetësuese. Megjithatë ka disa paralajmërime të rëndësishme, duke pasur parasysh kufizimet në provat klinike realizuar tek grupmoshat më të reja, është e rëndësishme të përcaktohet nëse vaksina mbetet apo jo efektive në parandalimin e fazës më të rëndë të sëmundjes”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në Britani të Madhe shqetësimi kryesor vijon të mbetet mutacioni i ri më i transmetueshëm.
Gjatë ditës së hënë kryeministri Boris Johsnon ishte i pranishëm në një nga qendrat e testimeve.
Me Manchester ka nisur procesi i testimit në çdo shtëpi pasi u zbuluan katër raste të reja me mutacionin e ri të COVID-19.
Distance fizike dhe mbajtja e maskës vijojnë të mbeten armët kryesore kundër pandemisë.
Në Francë masat po bëhen edhe më strikte. Nga kjo javë i gjithë stafi dhe nxënësit në Francë do të detyrohen të mbajnë maska më mbrojtësi të kategorisë një.
Çka do të thotë nuk lejohet maskat e bëra në shtëpi që cilësohen pak efektive kundër përhapjes së varianteve të reja.
Në çdo orë dritaret në klasa do të duhet të qëndrojnë të hapura për disa minuta.
Ndërkohë në Itali pas punonjësve shëndetësore ka nisur fushata për të vaksinuar të grupmoshën e tretë të cilët nuk ndodhen në azile.
“Ndihemi më të sigurt tani. Nëse çdo gjë shkon mirë do të dalim më shumë jashtë sepse një vit më parë kemi sakrifikuar shumë. Le të shpresojmë se çdo gjë do të përfundojë shpejt”, u shpreh Mirella Salera.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta