Paratë jashtë bankave, në fund të 2020 qarkulluan 2.8 miliardë euro

11 Shkurt 2021 | 07:08

Në fund të vitit 2020, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë ose 2.8 miliardë euro.

Të dhënat tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18% me shumë, që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë e raportoi këtë tregues.

Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh të depozitave në atë kohë, si rrjedhojë e frikës së shkaktuar nga kriza financiare globale.

Pasi kishte filluar uljen pas 2009-s, paraja jashtë bankave ka pasur tendencë rritëse që prej vitit 2013.

Që nga fundi i shkurtit, përpara se të fillonte pandemia ky tregues është rritur me 450 milionë euro ose me 19%.

Të dhëna të INSTAT tregojnë se transaksionet e pasurive të paluajtshme shënuan një nivel rekord për 9 muajt e vitit.

Aktorët e tregut pohojnë se më shumë se gjysma e këtyre transaksioneve kryhen me para cash.

Për 9-mujorin, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në rreth 612 milionë euro duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009.

Niveli i parasë jashtë bankave prej gati 24% të totalit është shumë më i lartë se i mesatares se Bashkimit Europian dhe në rajon.

Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9% e totalit.

Edhe në rajon ky tregues është më i ulët se 10%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026