Dimitris Mavros zbulon “problemet” që duhet të rregullojnë Rama dhe Basha
Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MRB që ka zhvilluar sondazhin me porosi të Euronews Albania, ka analizuar pikat e dobëta për Edi Ramën dhe Lulzim Bashës që dalin nga të anketuarit.
Ai tha nga një anë se kryeministri Rama është karizmatik por duket se kjo nuk mjafton ndërsa nga ana tjetër lideri i opozitës Basha është lider perëndimor por edhe kjo duket se nuk mjafton pasi sipas tij shqiptarët kërkojnë një drejtues më të fortë.
Drejtori i MRB nënvizon se problemi i Ramës lidhet më shumë me vendimet e tij politike kurse problemi i Bashës është se nuk jep mesazhet që qytetarët presin.
“Z. Rama është shumë karizmatik por nga njëra anë kjo nuk mjafton për situatën aktuale në Shqipëri. Nga ana tjetër z. Basha është shumë perëndimor por mendoj se qytetarët shqiptarë do të donin të kishin një person më të fortë për të dhënë mesazhet e atyre që u mungojnë atyre. Ka një fushatë betejë mes një lideri të fortë por me problem në lidhje me vendimet politike dhe nga ana tjetër kemi një lider shumë afër partive të BE-së, por po të ishte pak më i fortë seç ishte sot mund të marrë avantazh”, tha z. Mavros.
Sipas tij votuesit nisen pikërisht nga karakteristikat e liderit kur përcaktojnë votën e tyre. Si pika ku duhet të punojnës Rama dhe Basha për të bindur sa më shumë votues, drejtori i MRB identifikoi arrogancën për kryeministrin dhe personalitetin për liderin e opozitës.
“Besoj fort që kur vendoset lideri është pika më kritike, të gjithë vendosin mbi këtë të dhënë. Kandidatët duhet të kujdesen për personalitetin e tyre për arrogancën e z. Rama apo forcimin e personalitetit të z. Basha”, tha z. Mavros.
Lexoni gjithashtu:
Nota për liderët e partive: Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi më të pëlqyer se partia
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta