Bisedimet post-Brexit, Britania kërkon lehtësira nga BE për kufij të hapur në Irlandën e Veriut

12 Shkurt 2021 | 14:22

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç, ka mbërritur në Londër për të nisur bisedimet me përfaqësuesit britanikë pas problemeve të javëve të fundit në lidhje me tregtinë.

Downing Streeet u shpreh se Britania ishte e keqardhur që Bashkimi Europian kishte dështuar në njohjen e çështjes delikate në Irlandën e Veriut pasi Unioni shtoi kontrollet dhe bllokimet në kufijtë e saj perëndimor, pas mungesave të vaksinave në tregun europian.

Duke folur për mediat, Sefkoviç u shpreh që blloku evropian ishte i angazhuar plotësisht për të mbrojtur paqen në Irlandën e Veriut dhe që protokolli post–Brexit të vazhdonte të ishte në fuqi. Sipas tij, zbatimi i këtij protokolli ishte i dyanshëm, dhe duheshin zgjidhje konstruktive dhe nevojitej shumë bashkëpunim.

Sefkoviç ka nisur paraprakisht një letër ku kundërshtonte shumë nga kërkesat për ndryshime në marrëveshjen e Brexit por do të diskutojë për këtë çështje me ministrin britanik të shtetit, Michael Gove.

Britania po kërkon që të përfitojë disa lehtësira nga BE-ja, qëkurse Komisioni Evropian kërkoi të parandalonte kalimin e vaksinave ndaj koronavirusit në kufirin e hapur midis vendit anëtar të BE-së, Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026