Zgjedhjet e Kosovës, Kabashi: Votë ndëshkuese nga gjeneratat e reja

15 Shkurt 2021 | 21:44

Gjeneratat e reja kanë ndëshkuar me votë partitë e vjetra në Kosovë të cilat i shohin si përgjegjëse për situatën e vendit.

Kështu u shpreh Bekim Kabashi në “Me Pak Fjalë” ndërsa foli për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me rezultat të thellë.

Megjithatë, Kabashi u shpreh se përpos mbështetësve të LVV-së, “ka votë kundër partive të vjetra”.

Kjo votë proteste sipas tij vjen kryesisht nga “gjeneratat e reja që kanë fituar të drejtë vote” prej vitit 2000.

Duke qenë më pak të lidhur me identitetin historik të partive të vjetra – LDK dhe PDK që kanë dominuar politikën për dy dekada – të rinjtë kanë kërkuar ndryshim me anë të votës sipas Kabashit, i cili shtoi se kjo është nxitur edhe nga “problemet e shumta që ka Kosova si mosliberalizimi i vizave, niveli i korrupsionit dhe situata ekonomike”.

Gazetari tha se këto zgjedhje do t’i shërbejnë “partive të vjetra që të reflektojnë pasi kanë marrë goditje shumë të rëndë”. Por në të njëjtën kohë, Kabashi theksoi se këto zgjedhje shërbejnë si mesazh edhe për partitë që marrin pushtetin dhe nuk i përmbahen premtimeve të tyre.

Pothuajse 6 orë pas përfundimit të procesit të votimit, ishin numëruar 90% të votave dhe votuesi ishte i bërë i ditur. Partitë politike kishin pranuar rezultatin dhe kishin uruar fituesin.

Gjatë procesit të votimit policia raportoi se kishte pasur vetëm 3 incidente ndërsa nuk pati asnjë akuzë nga palët politike.

Sipas gazetarit dhe drejtorit të reporteri.net, Bekim Kabashi, standardi i lartë i procesit zgjedhor në Kosovë vjen në sajë të përvojës ndërkombëtare.

Gjatë një interviste për emisionin “Me Pak Fjalë”, ai tha se zgjedhjet janë konsoliduar pasi “kanë qenë institucionet ndërkombëtare që kanë ngritur institucionet e zgjedhjeve në Kosovë”.

Menaxhimi nga OSBE i tre zgjedhjeve të para pas çlirimit nga Serbia dhe ngritja nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve të mekanizmave kontrollues si Gjykata Supreme, janë dy arsyet që Kabashi nënvizoi si kryesore që kanë konsoliduar institucionin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai theksoi gjithashtu se që prej vitit 2010, Kosova nuk ka pasur problem me zgjedhjet duke krijuar në këtë mënyrë besim tek to. Kjo ka bërë që tranzicionet e pushtetit të jenë të paqarta dhe pa kontestime që mund të sjellin kriza politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021