Përvjetori i masakrës së Parkland, Biden kërkon ashpërsimin e ligjit për armët

15 Shkurt 2021 | 21:55

Në përvjetorin e tretë të masakrës në gjimnazin në Parkland, ku 17 persona humbën jetën, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ashpërsimin e ligjit të armëve.

“Brenda disa sekondash, jetët e dhjetëra familjeve dhe jeta e një komuniteti amerikan, ndryshoi tërësisht,” shprehej Biden në një deklaratë, ku ai i kërkonte Kongresit të forcojë ligjin, duke përfshirë një kontroll të historikut të armëve të shitura dhe ndalimin e armëve automatike.

Nuk ka kohë për të humbur, thotë presidenti. “I detyrohemi atyre që kemi humbur dhe atyre që vajtojnë të bëjmë ndryshimin. Koha për të vepruar është tani.”

Gjatë viteve, dhuna vdekjeprurëse në shkolla ka tronditur Shtetet e Bashkuara, por asnjë nga ngjarjet e regjistruara nuk ka çuar në nxjerrjen e ligjeve gjithëpërfshirëse për armët.

Të shtënat masive kanë nxitur përplasje mes përkrahësve të kontrollit ndaj armëve dhe ligjbërësve republikanë dhe aleatëve mbrojtës të Amendamentit të Dytë të Kushtetutës amerikane.

Mbetet ende për të parë çfarë do të ndryshojë në nivelin federal, pavarësisht faktit se demokratët kanë në kontroll Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026