Frikë nga varietetet e reja, vaksina tradicionale humb terren

16 Shkurt 2021 | 16:14

Në Moselle, në lindje të Francës, varianti afrikano-jugor i COVID-19 po përhapet me shpejtësi, me një kuotë prej 100 rastesh të reja në ditë. Autoritetet po përshpejtojnë shpërndarjen e vaksinës për t’i bërë ballë kërcënimit, që ka shqetësuar banorët.

“Sapo më vaksinuan, jam mirë, por kur dëgjoj historinë e variantit të ri nuk më besohet. Ndaj kisha pak dyshime”, shprehet Gerard Mehl, pensionist.

Në vende të tjera të Evropës, zhvillimet e fundit po shihen me nervozizëm. Vaksina “AstraZeneca” që është përdorur në Greqi ka humbur efikasitetin kundër variantit afrikano-jugor. Komisioni Evropian ka deklaruar se po përgatitet për çdo situatë.

“Do të donim të përshpejtonim autorizimin e procesit për avancimin e vaksinave, për t’u bërë ballë varianteve të reja. / Për këtë na duhet një kontakt i shpejtë me prodhuesit dhe komunitetin shkencor, për t’u siguruar që në rast se vaksina ka nevojë për ndryshime, ato të bëhen me shpejtësi”, ka deklaruar Maroš Šefčovič, zv.president i KE.

Ndërkohë, shërbimet shëndetësore evropiane po ushtrojnë presion për shpërndarjen e vaksinave aktuale, me shpresën se do të rezultojnë të mjaftueshme për ta vënë pandeminë nën kontroll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026