”Marrëveshje jo e mirë për Evropën, rrit ndikimin ekonomik e politik të Putin”, Biden kundër Nord Stream 2
Prej kohësh Gazsjellësi Nord Stream 2 është shndërruar në një çështje politike mes shteteve më të fuqishme.
Sikundër administrata paraardhëse edhe presidenti amerikan Joe Biden beson se ky gazsjellës është një marrëveshje jo e mirë për Evropën.
Ishte zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e cila riktheksoi qëndrimin e Washingtonit.
[
cite_header=Qëndrimi ynë mbi Nord Stream 2 ka qenë shumë i qartë dhe mbetet i pandryshuar. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se ky projekt është një marrëveshje e keqe sepse përçan Evropën dhe ekspozon Ukrainën dhe Evropën Qendrore ndaj manipulimit të Rusisë. Është po ashtu një projekt që bie ndesh me qëllimet e deklaruara të vetë Evropës për energjinë dhe sigurinë. Ne po vazhdojmë të monitorojmë aktivitetin e nëse vijon do të bëjmë një përcaktim të zbatueshmërisë së sanksioneve të cilat janë vetëm një nga shumë mjetet e rëndësishme për të garantuar sigurinë e energjisë. Dhe sigurisht ne do ta bëjmë në partneritet me aleatët dhe partnerët tanë.
cite_author=Jen Psaki
cite_description=Zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë
]
Përpara zbatimit të sanksioneve të mëtejshme të SHBA-së kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom po garon për të përfunduar brenda vitit projektin prej 11 miliardë dollarësh për të sjellë gaz natyror në Evropë përmes Gjermanisë.
Puna u ndal për një vit pasi në fund të 2019 Uashingtoni vendosi sanksione.
Nord Stream 2 është më shumë se 90% i përfunduar, por kërkon punë shtesë në ujërat e thella të Detit Baltik pranë Danimarkës, ku ndodhen bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore.
Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë kundërshtuar projektin që nga koha e ish Presidentit Barack Obama, thonë se projekti do të rrisë ndikimin ekonomik dhe politik të Presidentit Rus Vladimir Putin mbi Evropën. Gazsjellësi do të shmangte Ukrainën, Sllovakinë dhe vendet e tjera, duke i privuar nga tarifat fitimprurëse të tranzitit.
Edhe Parlamenti Evropian është kundër projektit. Bashkimi Evropian këmbëngul që gazsjellësi nuk është një projekt evropian, por në thelb një çështje gjermane. Projekti është politizuar edhe më shumë pas ngjarjeve të lidhura dhe me opozitarin e Kremlinit, Navalny.
Lexoni gjithashtu:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)