Armëpushim për të marrë vaksinën, Britania në Këshillin e Sigurimit: Të ndalojnë luftërat gjatë pandemisë
Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka sjellë ndalimin e shumë aktiviteteve njerëzore, aktiviteteve të domosdoshme dhe atyre argëtuese. Por për herë të parë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka propozuar miratimin e një rezolute për ndalimin e konflikteve të armatosura në vende dhe rajone të ndryshme të botës. Rezoluta është propozuar nga Britania e Madhe dhe është përshëndetur dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.
“Vetëm 10 vende po administrojnë 75 përq ind të vaksinave kundër COVID-19. Ndërkohë që 130 vende nuk kanë marrë akoma dozën e parë të vaksinimit. Ata që janë në konflikte dhe në pasiguri rrezikojnë të mbeten akoma më mbrapa. Në rastet e pandemisë, jemi të sigurt, atëherë kur të gjithë janë të sigurt”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Sekretari britanik i politikës së Jashtme, Dominic Raab u shpreh që kjo rezolutë është një mundësi e mirë që vaksinat të mund të shpërndahen dhe në komunitetet që janë në konflikte të armatosura në rajone të ndryshme të botës. Ai i nxiti 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që ta miratonin sa më shpejt rezolutën.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje