Luftë klanesh në Berlin, Gjermani, policia bastis pronat e mafies ruse dhe arabe

19 Shkurt 2021 | 07:40

Disa qindra agjentë policie dhe anëtarë të forcave speciale në Gjermani bastisën ditën e enjte mbi 20 subjekte në Berlin dhe Brandenburg, në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar.

Aksioni masiv ishte rezultat i një hetimi të policisë federale gjermane, i nisur pas një përplasjeje të armatosur mes klaneve kriminale arabe dhe çeçene në fund të nëntorit, që la disa të vdekur.

Një numër personash kanë përfunduar në pranga, të cilët akuzohen për krime të rënda.

“Në dy-tre vitet e fundit kemi vënë re se si në Berlin ashtu edhe në shtetin e Rehnit Verior, Vestfalia ka pasur një rritje të kriminalitetit si pasojë e mungesës së vëmendjes së politikës. Më në fund kemi pasur mbështetje politike dhe autoritetet janë bërë aktive, jo vetëm policia por dhe institucione të tjera dhe kjo është shumë e rëndësishme. Lufta kundër krimit është kthyer në një prioritet politik dhe është gjë e mirë që më në fund shteti tregoi se është i pranishëm,” – tha Benjamin Jendro, zëdhënës i sindikatës policore në Gjermani.

Autoritetet gjermane deklaruan më tej se klanet kriminale me etni arabe dhe ruse ishin përgjegjëse për trafik droge, armësh luftarake, gjobëvënie dhe shkaktim të lëndimeve fizike ndaj personave të tjerë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Tërheqja nga Afganistani, procesi i brishtë i paqes dhe rritja e dhunës fusin NATO-n në dilemë

Serbia reagon ndaj deklaratës së Kurtit, Ana Brnabic: Dialogu me Beogradin nuk është prioritet për të

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026