Një vit nga rasti i parë, Codogno në Itali përkujton konstatimin e coronavirusit
Në një ceremoni të mbajtur të dielën, qyteza e Kodonjos shënoi njëvjetorin e rastit të parë të coronavirusit në Itali, prej nga më pas epidemia u përhap në Evropë.
Virusi u shtri nëpër rajonin e Lombardisë, duke e kthyer Italinë në epiqendrën e re të pandemisë globale, që tashmë ka marrë mbi 2 milionë jetë, përfshirë 100 mijë vetëm në Itali.
“Ishim gati, apo nuk ishim, këtë do ta tregojë historia. Ajo që dihet është se në ato ditë kishim njerëz normalë e të zakonshëm, që bënë gjëra të jashtëzakonshme. Gjëra emocionuese, unike dhe kanë qenë ata motivi përse shumë njerëz ia arritën të fitonin këtë betejë, që për fat të keq nuk ka marrë fund ende”, tha Francesco Passerini, kryebashkiak i Codogno, Itali.
Një vit më parë Kodonjo u shpall zona e parë e kuqe në Evropë. Sot, qyteza me rreth 15 mijë banorë, flet për qendrat e COVID-it të ngritura në bizneset e mbyllura, qiratë që qytetarët duhet të paguajnë dhe për kufizimin e radhës të jetës normale.
Por në mendjet e tyre mbeten pamjet e kamionëve ushtarakë që transportonin arkivolet me viktima.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta