Të rinjtë nuk e duan as Ramën, as Bashën, Sejamini: Të dyja krahët bëjnë politikë të vjetër
Sondazhi i MRB i prezantuar mbrëmjen e sotme në Euronews Albania tregoi se Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si të përshtatshëm për të qenë kryeministër, por më shumë se çereku i tyre që i përkasin më së shumti grupmoshës 18-24 vjeç i shohin të papërshtatshëm të dy udhëheqësit politikë
Për gazetarin Neritan Sejamini ky mospëlqim i të rinjve ndaj dy liderëve kryesorë të politikës në vend lidhet me stilin e të bërit politikë në Shqipëri.
Sipas tij, modeli i bërjes së politikë në Shqipëri nuk është shumë i ndryshëm në të dy krahët.
“Del dikush në tribunë dhe shan kundërshtarin. Teknologjia politike tek ne ka mbetur e njëjtë.
Mendoj se Basha duhet të ishte më i pëlqyer tek kjo grupmoshë se ai pretendon të bëhet kryeministër nga 2021-2025”, tha gazetari.
Ndërkohë, sipas gazetares Edlira Gjonaj empatia për kreun e PD lidhet me mosnjohjen e tij, nisur nga fakti se 18-vjeçarët kanë qenë 2 vjeç kur Basha hyri në politike, ndërsa mungesa e pëlqimit për kryeministrin Rama lidhet me faktin se e shohin përditë në ekran.
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq