Rrëmbehen 300 vajza, militantët bastisin konviktin në veriperëndim të Nigerisë

26 Shkurt 2021 | 19:54

Persona të armatosur rrëmbyen mbi 300 vajza pasi bastisën të premten një konvikt në veriperëndim të Nigerisë.

Bëhet fjalë për pengmarrjen e dytë të këtij lloji në thuajse një javë, në një rajon që vazhdimisht është vënë në shënjestër nga militantët dhe bandat kriminale.

Një zyrtar i policisë bëri të ditur se rrëmbimi kishte ndodhur në qytetin Jangebe, në orët e para të mëngjesit, me orën lokale.

Pengmarrjet në shkolla kryheshin fillimisht nga grupet xhihadiste Boko Haram dhe Shteti Islamik i provincës së Afrikës Perëndimore, por së fundmi taktikat e tyre janë kopjuar edhe nga grupe të tjera militantësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026