Rënia e besueshmërisë për faktorin ndërkombëtar, analistët diskutojnë arsyet e publikut
Analistët kanë diskutuar mbi arsyet që kanë çuar në rënien e besueshmërisë tek ndërkombëtarët që rezulton në sondazhin e dytë të Euronews Albania dhe MRB, por dhe te qeveria e opozita. Plator Nesturi tha se, kjo panoramë vjen nga nisja e fushatës elektorale dhe interesi më i madh është tek aktorët vendas.
“Mendoj se gjithçka është e lidhur me fushatën elektorale. Në një farë mënyrë komuniteti ndërkombëtar nuk është lojtar pjesëmarrja bie dhe interesi për t’i dhënë pikë. Vota më shumë është e përcaktuar në funksion të fushatë elektorale. Ndikim mund ketë luajtur dhe mbyllja e kufijve”, tha ai.
Ndërsa Plarent Ndreca shprehet se rënia e vlerësimit për ndërkombëtarët mund të jetë e ndikuar nga situata e pandemisë.
“Nuk duhet të harrojmë që jemi në situatën e COVID-19 dhe kjo ndikon tek besueshmëria për ndërkombëtarët. Situata është e tillë nga pikëpamja psikologjike dhe shëndetësore dhe ul besueshmërinë. Besueshmëria lidhet me indiferencën e ndërkombëtarëve mbi atë që po ndodh në Shqipëri”, deklaroi ai.
Kurse drejtuesja e “Open Data Albania” Aranita Brahaj i komentoi uljet e besueshmërisë së ndërkombëtarëve nisur edhe nga fakti se liderët politikë në retorikën e tyre ua kanë faturuar dështimet pikërisht ndërkombëtarëve duke iu referuar këtu vaksinës kundër COVID-19. Ajo vuri theksin dhe tek rënia e besueshmërisë për qeverinë dhe opozitën.
“Politikanët dhe liderët ua kanë faturuar dështimin e tyre ndërkombëtarëve. Elektorati kërkon propozime konkrete, e ka shumë të vështirë ta besojë këtë tek mazhoranca që qeveris dhe pret më shumë mbase nga opozita”, u shpreh ajo.
Gjergji Vurmo, drejtues i programit Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim vërejti diferencën mes besueshmërisë për pushtetin lokal dhe atë qendror në një kohë kur është Partia Socialiste që i kontrollon të dy pushtetet.
Lexoni gjithashtu:
Bie besimi në institucione, shqiptarët besojnë më shumë përfaqësuesit fetarë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur