Jonila Godole: Lista e kandidatëve të PS-së surprizuese vetëm në formë, jo në përmbajtje
Për drejtuesen e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole, listat e kandidatëve të PS-së ishin surprizuese “në formë dhe jo në përmbajtje politike”.
“I refereohem [surprizuese] mënyrës së kandidimit, vendeve të kandidatëve […] zgjedhja e personave që kryesojnë në listë qarkun e Tiranës për t’u treguar shqiptarëve mos harroni asnjëherë këto dy gjëra që na ndodhën, tërmeti dhe pandemia dhe këto janë tani në katër vitet e ardhshme aty në parlament, tek personi i këtyre zonjave [mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo],” – u shpreh Godole.
Godole e komentoi si “lojë” dhe “eksperiment” zhvendosjen poshtë në listat e PS-së të politikanëve më të njohur që u përfshinë në luftën kundër korrupsionit, apo në reformën e drejtësisë. Ajo e etiketoi atë si “listë ndëshkimi”.
Nga ana tjetër Godole tha se pritshmëritë më të mëdha për listat e kandidatëve për deputetë ishin te opozita, por që pavarësisht këtyre pritshmërive ajo nuk ishte dhe aq surprizuese.
“Për mua ajo [e PD-së] ishte një listë e qokave të detyrueshme, që mbase do të ishte më e mirë nëse nuk do të kishim një koalicion të gjerë dhe do të duhet të ishin marrë parasysh të gjitha dëshirat e aleatëve,” – tha Godole për listën e PD-së.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur